Irani ka thënë se ka arrestuar 10 persona që kanë punuar për Izraelin si “agjentë të lidhur me Mossad-in” në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor.
Departamenti i gjyqësorit në Republikën Islamike i ka bërë të ditura arrestimit më 24 tetor, mirëpo pa dhënë hollësi se kush janë ata njerëz dhe ditën e ndalimit.
Sipas gjyqësorit, katër prej 10 personave janë akuzuar për “korrupsion të tokë”, akuzë që është e ndëshkueshme me vdekje.
Izraeli as nuk ka mohuar dhe as konfirmuar raportimet.
Në fillim të muajit gusht, Ministria për Informacion ka pretenduar se ka identifikuar një rrjet të agjentëve të Mossad-it që kanë vepruar brenda shtetit dhe se ka neutralizuar të gjitha elementet e tyre operacionale.
Irani është përfshirë në protesta në javët e fundit, pas vdekjes së një gruaje teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, nën pretendimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Teheran ka fajësuar Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe fuqitë perëndimore për trazira dhe synime për destabilizim të shtetit./rel/