Një prezantues televiziv rus ka kërkuar falje pas deklaratës se fëmijët që nuk duan Rusinë duhet të mbyten në një lumë, sipas The Guardian.
Spikeri i Russia Today, Anton Krasovsky tha se ndihej shumë i turpëruar pas deklaratës dhe komenteve të shumta negative.
“Epo, ndodh. Ti je në transmetim, flet dhe nuk mund të ndalesh. U kërkoj falje të gjithë atyre që u shtangën nga kjo,” tha ai.
Russia Today pezulloi Krasovsky menjëherë pas komenteve të tij dhe tha se incidenti ishte rezultat i “një çmendurie të momentit”.
Deklaratat e tij erdhi një javë pas një disktutimi në lidhje me vizitën e parë të Sergei Lukyanenko në Ukrainë në vitet 1980, gjatë së cilës fëmijët i thanë atij se do të jetonin një jetë më të mirë nëse nuk do të ishin pushtuesit rusë.
“Ata duhej të ishin mbytur në Tysyna. Thjesht mbytini ata fëmijë, mbytini ata”, tha ai.
/abcnews.al