Richard Sheffield, 55 vjeç vdiq tragjikisht në SHBA kur u rrëzua pas një fluturimi të pakontrolluar me parashutë.
Ngjarja ndodhi para fillimit të një ndeshjeje futbolli amerikan në një shkollë të mesme në Tenesi.
Dëshmitarët okularë kanë regjistruar momentin e rënies së 55-vjeçarit, parashuta e të cilit doli jashtë kontrollit.
Tifozët e futbollit mund të dëgjohen duke bërtitur në agoni kur kuptojnë se jeta e parashutistit është në rrezik.
Sheffield ishte pjesë e një ekipi parashutistësh që tradicionalisht argëtonin spektatorët me fluturimet e tyre para ndeshjeve dhe kishte më shumë se 1500 fluturime në CV-në e tij.
Ekipi i 55-vjeçarit bëri të ditur se nuk u gjet asgjë e çuditshme me rënien e tij apo me parashutën, e cila, siç pretendojnë anëtarët e saj, u hap pa asnjë problem.
Pasi është rrëzuar në tokë, 55-vjeçari është dërguar në spital ku edhe ka ndërruar jetë.
/Abcnews.al/