Rama: Shtyrja e zgjedhjeve minon demokracine, Meta: Të vijnë tek unë për dialog

schedule11:11 - 17 Qershor, 2019

schedule 11:11 - 17 Qershor, 2019

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta për datën e zgjedhjeve. E kanë treguar edhe në një intervistë për Al Jazeera. Presidenti e konsideron anullimin e datës së zgjedhjeve një fakt të kryer dhe fton palët për dialog, ndërsa kryeministri thotë se mosmbajtja e votimeve do minonte demokracinë.

Situata politike në vend ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e medias ndërkombëtare. Televizioni Aljazeera e bën raportimin përmes interevistave me dy aktorët kryesorë politikë në vend, Presidentin dhe kryeministrin. Për Metën botimi i dekretit të tij në Fletoren Zyrtare, eshte një akt të pakthyeshëm, që anuloi 30 qershorin dhe vendimi i tij ishte tërësisht kushtetues.

“Dua t’i siguroj të gjithë se dekreti im për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore është një vendim kushtetues shumë solid, i bazuar mbi përgjegjësitë e mia kushtetuese si President i Republikës. Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë”.

Po për Al jazeeren, Kryeministri Edi Rama, nënvizon se shtyrja e zgjedhjeve do të minonte demokracinë.

“Nuk është ajo që meriton Shqipëria dhe nuk është ajo që ka të bëjë me të ardhmen.Sepse nëse vendosim një precedent që një parti, dy parti, tri parti, njëra anë vendosin të imponojnë përçarje dhe kushtet e zgjedhjeve mund të vendosen pas ndërprerjes atëherë ne e kanë atë për shumë vite të ardhshme”.

Presidenti i Republikës e sheh zgjidhjen tek dialogu që mund të nisë edhe në zyrën e tij.

“Pas 4-5 muajve të mbushur me konfrontime dhe tensione, zgjidhja nuk mund të gjendet brenda 2-3 ditëve. Por unë shpresoj që zoti Rama të vijë këtu së bashku me udhëheqësit e tjerë për të bërë një marrëveshje që do ta ndihmonte vendin jo vetëm për të shmangur këtë klimë përçarëse, por edhe do të ndihmonte vendin t’i demonstronte Bashkimit Europian dhe të gjithë partnerëve të tjerë maturinë e duhur dhe se ne jemi një vend që i kemi përmirësuar standardet demokratike dhe jo që i kemi përkeqësuar ato”.

Edi Rama, e cili ka deklaruar se Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë, nuk lë shteg të hapur për hapa pas.

“Në fund, zgjedhjet nuk bëhen për politikanët që të vendosin, është bërë për njerëzit që të vendosin për politikanët … Çlirimi i këtij gjykimi ose transformimi i këtij elementi shumë themelor të jetës sonë demokratike, do të thotë të shkosh në një drejtim që është jo drejt të ardhmes tonë, është një e shkuar”.

Si Presidenti, edhe Kryeministri janë dakord që Shqipëria duhet të bëjë më shumëë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të merituar anëtarësimin në BE. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!