“Minjtë” e hapësirës…

schedule12:13 - 17 Qershor, 2019

schedule 12:13 - 17 Qershor, 2019

NASA ka bërë publike një foto në të cilën shfaqen dy galaksi, të cilat shtyjnë njëra-tjetrën. Dy galaksitë spirale janë pagëzuar nga shkencëtarët me emrin “Minjtë”, për shkak të gjatësisë së bishtave me yje dhe gaz, që emetohet prej të dyjave.

Ndryshe ky fenomen njihet me emrin NGC 4776 dhe ndodhet 300 milionë vite dritë larg. Bishtat e gjatë të dy galaksive shkaktohen prej valëve gravitacionale kur dy galaksitë kalojnë përmes njëra-tjetrës sipas NASA-s.

Distancat mes tyre janë aq të mëdha saqë bashkëveprimi kozmik ndodh me lëvizje të ngadalta për qindra milionë vite. Imazhi i publikuar nga NASA u kap nga fotografi hapësirës, Bruce Waddington, për gjashtë netë me radhë në Maj të këtij viti./abcnews.al