Një seri sulmesh trondisin Kharkiv dhe Zaporizhzhia, raportohet për 5 të lënduar

schedule11:08 - 21 Tetor, 2022

schedule 11:08 - 21 Tetor, 2022

Forcat ruse kanë shtuar sulmet me raketa gjatë javëve të fundit në Ukrainë, duke synuar objektet e energjisë. Sot një seri shpërthimesh tronditën qytetet ukrainase Kharkiv dhe Zaporizhia.

Raketat goditën një fabrikë industriale në Kharkiv, tha kryebashkiaku Ihor Terekov, duke shtuar se ekipet e shpëtimit nuk kishin përcaktuar ende nëse kishte viktima dhe nuk kishin vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Megjithatë, guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Sinegubov tha se 5 persona janë lënduar.

Ndërsa guvernatori rajonal Oleksandr Staruk, tha se për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar apo të vrarë në sulmet me raketa në Zaporizhzhia.

/abcnews.al