A konsiderohet tradhti flirtimi?

schedule20:25 - 20 Tetor, 2022

schedule 20:25 - 20 Tetor, 2022

Çfarë konsiderohet tradhti dhe cilët janë kufijtë që nuk duhet të kalojmë kur jemi në një lidhje? Opinionet ndryshojnë dhe përgjigjen e vërtetë do ta gjeni vetëm përmes një diskutimi me partnerin. Çdo marrëdhënie është unike dhe çdo çift duhet të komunikojë hapur që të dy të vendosin kufij të qartë në marrëdhënie dhe të shmangin keqkuptimet.

Sigurisht, ekspertët janë përpjekur të japin përgjigjet e tyre në lidhje me tradhtinë duke përcaktuar llojet e ndryshme të saj.

Mashtrimi

“Mikro-mashtrimi” përshkruan një sërë veprimesh dhe lëvizjesh të vogla që tregojnë se një person po tregon interes emocional ose fizik për dikë tjetër jashtë marrëdhënies së tij. Disa shembuj janë dërgimi i mesazheve në një celular pa dijeninë e partnerit, ruajtja e një kontakti me një emër të rremë ose gënjeshtra për fazën e marrëdhënies.

Pabesi emocionale

Është një koncept më kompleks që i referohet intimitetit emocional dhe kimisë seksuale që ndihet për një person tjetër ndërsa ruan një marrëdhënie. Në rastin konkret, ndërkohë që elementi i tërheqjes është i pranishëm, personi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Pabesi fizike

Do të thotë që një partner ka kontakte seksuale me një person tjetër, por nuk ka një marrëdhënie emocionale ose personale me të. Takimet janë të kufizuara në kënaqësinë seksuale dhe jo në plotësimin e nevojave emocionale.

Pabesi fiziko-emocionale

Ky lloj tradhtie përfshin si tradhtinë seksuale ashtu edhe atë emocionale. Personi në thelb ruan një marrëdhënie paralele, të cilën e mban të fshehur nga partneri i tij.