Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka nisur pushimet me familjen pas një sezoni tepër të lodhshëm dhe të suksesshëm me skuadrën e Juventusit. 34-vjeçari është gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe çdo veprim apo fjalë. Së fundmi Cristiano Ronaldo ka postuar në Instagram një video ku i shpreh dashuri shtetit të Argjentinës.
“Njerëzit mendojnë se Argjentina nuk më pëlqen por kjo nuk është aspak e vërtetë. E dashura ime është gjysmë spanjolle dhe gjysme argjentinase, Argjentina më pëlqen madje shumë”, tha Cristiano Ronaldo gjatë një video të xhiruar nga vete ai ku shihet me bashkëshorten dhe fëmijët.
Portugezi mbylli një sezon mbresëlënës me skuadrën e Juventusit dhe kombëtaren e Portugalisë dhe pushimet verore pritet të jenë të gjata./ABC News Albania 24/7