Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet një boshnjak për krime lufte, ishte polic në Kosovë gjatë viteve 1998-’99

schedule23:37 - 19 Tetor, 2022

schedule 23:37 - 19 Tetor, 2022

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet E.B, i nacionalitetit boshnjak.

Sipas komunikatë për media të Prokurorisë Speciale thuhet se E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999,  ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë  pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë (18) persona.

Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së.



“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor”, thuhet në komunikatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!