Primaret, Berisha: Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët

schedule19:44 - 19 Tetor, 2022

schedule 19:44 - 19 Tetor, 2022

Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët, më pas qytetet e tjera, kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e sotme me kryetarët e degëve në Tiranë, të cilët i informoi në lidhje me procesin e primareve të PD-së.

Berisha tha se në këto primare PD-ja është e hapur për çdo anëtar apo simpatizant të PD të kandidojë.

Lexo edhe: “Protestat, kryefjala e PD-së”, Berisha mbledh krerët e degëve në Tiranë: Le t’i kthejmë këto primare në histori suksesi

“Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar apo simpatizant të PD të kandidojë dhe cilido që mendon se këto janë vetëm për anëtarët, ju them që janë edhe për simpatizantët. Ata janë të lirë të vijnë të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë. Ne nuk ofrojmë një diçka të themi të kontrolluar nga kryetari i degës, por një praktikë të vërtetë që cilido që do të provohet është i mirëpritur.
Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i suksesshëm. Kam besim në përgjegjësinë, përkushtimin tuaj se ju bashkë me anëtarët e kryesive, të seksioneve dhe grupseksioneve do t’i shndërrojnë primaret në një histori suksesi. Është bërë një lloj axhende, kalendari dhe në bazë të tij do të ecet. Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përpiqemi ta përshpejtojmë dhe me të tjerat, dora dorës”, tha Berisha./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!