Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së presidentit të Maqedonisë së veriut Stevo Pendarovski që Maqedonia të mos trajtohet në bllok me Shqipërinë, por veçmas pasi mund të dëmtojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Kjo deklaratë sipas kreut të qeverisë ngre pyetjen se një deklaratë e tillë nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet se: “Është çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë, as praktike faktikisht!”- e mbyll reagimin e tij kryeministri Rama. /ABC News Albania 24/7