Mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj është drejt largimit nga skuadra e Ingolshtad. 33 vjeçari pritet të ndryshojë ngjyrat e fanellës, por jo kampionatin.
Rrëzimi i skuadrës gjermane të Ingolshtad në kategorinë e tretë mund të sjellë largimin e mbrojtësit shqiptar Mërgim Mavraj. 33 vjeçari nuk pranon të luajë në një ligë tepër inferiore dhe largimi është i pashmangshëm dhe vetëm çështje kohe. Aventura e Mavrajt te skuadra gjermane pritet të marrë fund pas vetëm gjashtë muajve. Destinacioni i ardhshëm i qendër mbrojtësit pritet të jetë Grojte Furth pasi admirohet nga drejtuesit e skuadrës. Për Mavrajn do të ishte një rikthim tek kjo skuadër pasi ka mbajtur veshur fanellën për tre sezone ku dhe spikati si futbollist. Mbrojtësi i Kombëtares ka një eksperiencë të madhe në kampionatin gjerman ku ka luajtur për 13 sezone me radhë, ndërkohë që vitin e kaluar pati një aventurë të shkurtër tek Aris në kampionatin grek. Gjermani mbetet destinacioni i preferuar i kapitenit të Kombëtares kuq e zi ndaj dhe konfirmimi në këtë kampionat është formal. /ABC News Albania 24/7