DASH kërcënon Iranin: Në vazhdoni dërgoni dronë dhe armë në Rus, do të përgjigjemi në mënyrë agresive

schedule21:45 - 18 Tetor, 2022

schedule 21:45 - 18 Tetor, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do të ndërmarrin hapa agresivë, nëse Irani vazhdon shitjen e dronëve dhe armatimeve për Rusinë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Vedant Patel, e quajti aleancën midis Rusisë dhe Iranit një kërcënim potencial e të rrezikshëm.

Kievi është goditur me të ashtuquajturit “dronë kamikazë” më 17 tetor, të cilët janë lëshuar nga Rusia, mirëpo besohet se janë prodhuar nga Irani.

Për sulme të reja është raportuar në Ukrainë edhe më 18 tetor, duke shënjestruar infrastrukturën kritike të energjisë. Ende nuk dihet nëse dronët kamikazë janë përdorur edhe për sulmet e së martës.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se pajtohet me vlerësimet franceze dhe britanike që dronët shkelin rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. nKjo rezolutë, e lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ua ndalon iranianëve transferimin e disa pajisjeve teknologjike ushtarake.

Ukraina ka identifikuar dronët si armë iraniane, Shahaed-136./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!