Takimi Bardhi-Paloka, Shehi: Ishte normal, na duhet një zgjidhje që shkon përtej PD-së

schedule21:28 - 18 Tetor, 2022

schedule 21:28 - 18 Tetor, 2022

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar takimin e ditës së sotme mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, e cila u duk si sinjali parë për zgjidhjen që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Shehi e ka cilësuar si takim normal, e cila nuk duhet trumbetuar me të madhe.

Ai theksoi se aleatët por edhe një pjesë e PD-së kërkojnë që në zgjedhjet lokale të dilet me një kandidat pasi vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Si e shihni takimin Bardhi-Paloka?

Shehi: Ky është një takim normal. Unë them që nuk amplifikuar kaq shumë, nuk duhen rrit pritshmëritë ndaj këtij takimi, na del pastaj që nuk del tymi i bardhë. Mirë kanë bërë që janë takuar, shumë mirë kanë bërë, është shumë e rëndësishme që të diskutojnë për këtë punë, a e kanë arrit zgjidhjen definitive, kjo është gjë e mirë. Se çfarë kanë thënë aty brenda nuk e di. Unë jam i sigurtë që nuk është arritur gjë, por unë quaj arritje këtë që kanë nisur të diskutojnë dhe t’i afrohen zgjidhjes së problemit. Ne nuk është se kemi shumë, 2-3 janë variantet. Ose do bëhet me sondazh, ose do bëhet me primare, ose do bëhet siç është bërë historikisht me negociata, këto janë rrugët. E rëndësishme është që në fund fare të mbërrijmë me një kandidat për qytetet e mëdhaja flasim. Mënyra se si zgjidhet kandidati edhe kjo është e rëndësishme në situatat ku jemi. Po të ishte historia e vjetër e PD-së primaret do të ishin një hap shumë i madh, por në rrethanat që jemi duhet gjetur një kompromis. Unë kam thënë që le t’i bëjë D primaret, por ne duhet të shkojmë përtejë PD-së për të fituar. Këta le t’i zgjedhin me primare pastaj t’i nënshtrohen një sondazhi.

Xhafo: Ju po thoni janë 3 shporta, primaret e PD-së, çfarë del nga kjo, me negociata hidhen në sondazh. Berisha siç kuptova unë ka thënë që primaret të jenë kryesoret.

Shehi: Jo se ka thënë. Ne me Berishën folëm.

Xhafo: Kam një informacion që Berisha ka pohuar që ka patur propozime dhe emra nga ju?

Shehi: Emra jo.

/Taulant Halili/Abcnews.al/