Jo shumë kohë pas lajmit për divorcin e saj nga Sebastian Bear-McClard dhe pas thashethemeve se po del me Brad Pitt, Emily Ratajkowski është rikthyer në qendër të vëmendjes. Së fundmi, po bëjnë xhiron e internetit fotot e modeles së njohur duke puthur me pasion një burrë të panjohur në Neë York.
Pamjet e publikuara nga Daily Mail hedhin poshtë zërat se modelja dëshironte të kishte një lidhje me Brad Pitt, ndërsa bujë bëri fakti që partneri i saj i ri, me sa duket, nuk i përket shoëbiz-it. Megjithatë, Daily Mail ka nxjerrë në dritë informacione për burrin misterioz me të cilin u pa duke u puthur.
Bëhet fjalë për Orazio Rispo, është 35 vjeç dhe ka lindur në Nju Jork, ku edhe është rritur. Ai punoi si DJ për dy dekada. Përfshirja e tij në muzikë e bëri atë të hapte dyqanin e tij të diskografive në Brooklyn, të quajtur Halcyon Record Shop, të cilin ai e drejtoi vetë derisa u mbyll në vitin 2020 në mes të pandemisë.
Ai vetë mund të mos ketë shumë famë, por babai i tij është një emër i fuqishëm në industrinë e pasurive të paluajtshme. Ky është Giampiero Rispo, themeluesi dhe presidenti i Domus Realty, i specializuar në shitjen e patundshmërive luksoze në Nju Jork. Gjithashtu ai drejton kompaninë e veshjeve BANDEBRA.
Së fundmi, sipas raportimeve të bëra përmes Instagramit, Orazio përflitet se është kushëriri i stilistit të famshëm, Giuliano Calza, i njohur për krijimet e tij si dhe për miqësinë me personazhet e famshëm si Dua Lipa, Nicola Beckham-Peltz dhe Elsa Hosk.
/abcnews.al