Sa pritet të shitet Interi?

schedule18:37 - 18 Tetor, 2022

schedule 18:37 - 18 Tetor, 2022

Zgjat shumë pak epoka Zhang në krye të Interit. Kinezët do të heqin dorë nga pronësia mbi klubin milanez pjesërisht për shkak të ligjit të ri kinez që bllokon nxjerrjen e parave nga vendi dhe pjesërisht për faktin se Inter nuk është ende një klub rentabël që të gjenerojë fitime konkrete.

Drejtori sportiv Beppe Marotta e konfirmoi për herë të parë se klubi ka dalë në shitje por presidenca aktuale do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë.

Sipas mediave italiane, momentalisht është kompania që bëri të mundur blerjen e Chelseat nga Todd Boehly që po punon për gjetjen e blerësve të rinj të cilët duhet të derdhin 1 miliardë euro në llogarinë e Suning, një pjesë e të cilave do të shkojë për të shlyer kredinë 300 milionëshe.

Momentalisht, interes kanë shfaqur pronarët e klubit të basketbollit Miwaukee Bucks, një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe miliarderi zviceran, Ernesto Bertarelli.