Një ngjarje e pzakontë është shënuar në Gjirokastër këtë të martë. Një person i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nuk ka pranuar të marrë mjekimin nga shërbimet ambulatore, duke kyçur derën e banesës, për të mos lejuar futjen e ekipit të Urgjencës së spitalit.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë hyrë nga dritarja, në këtë banesë dhe më pas e kanë shoqëruar shtetasin A. P., në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi:
Rreth orës 12:20, një shtetas ka telefonuar sallën operative dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi në banesën e tij, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, shtetasi A. P., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nuk ka pranuar të marrë mjekimin nga shërbimet ambulatore, duke kyçur derën e banesës, për të mos lejuar futjen e ekipit të Urgjencës së spitalit.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë hyrë nga dritarja, në këtë banesë, dhe më pas e kanë shoqëruar shtetasin A. P., në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
/abcnews.al/