Mbajti 150 qirinj të ndezur në gojë, burri fiton Rekordin Botëror Guinness

schedule08:05 - 18 Tetor, 2022

schedule 08:05 - 18 Tetor, 2022

Një burrë nga Idaho mbajti 150 qirinj të ndezur në gojën e tij për 30 sekonda për të thyer një rekord botëror Guinness.

David Rush, i cili ka thyer gati 250 Rekorde Botërore Guinness për të promovuar edukimin STEM, tha se më parë tentoi të njëjtin rekord në dhjetor, por dështoi kur disa nga qirinjtë i ranë nga goja.

“Pesha e të gjithë qirinjve ishte intensive dhe unë kisha mbi 10 minuta pështymë duke i bërë qirinjtë të rrëshqiteshin në gojën time,” u shpreh Rush për përpjekjen e tij më të fundit. “Vetëm pas 5 sekondash munda t’i ndjeja që rrëshqisnin jashtë, kështu që m’u desh të shtrëngohesha edhe më fort dhe të kafshoja me dhëmbë që të mos binin”.

Mw tej, Rush tha se ai mbante një mbrojtje për sytë gjatë përpjekjes, por ende i duhej të luftonte me thithjen e tymit dhe qirinjtë që rrëshqiteshin nga pështyma e tij.

Rush theu me sukses rekordin e 105 qirinjve, i cili u vendos nga Garrett James nga Karolina e Veriut në vitin 2021./abcnews.al a