Sipas të dhënave të fundit, Rusia ka humbur më shumë ushtarë gjatë luftës së saj tetë-mujore me Ukrainën sesa numri i ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë luftës me Vietnamin, sipas mediave të huaja.
Të dhënat e publikuara nga autoritetet ukrainase tregojnë se rreth 65,320 trupa ruse kanë vdekur gjatë konfliktit.
Ndërkohë, Fondi për Përkujtimin e Veteranëve të Vietnamit vlerëson se rreth 58,000 burra dhe gra u vranë, ose u shpallën të zhdukur gjatë luftës (e cila u zhvillua nga 1955-75).
/abcnews.al