Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ndarë një histori se si një ish-student kishte përdorur leksionet e tij për të qenë hajdut i suksesshëm në Greqi.
Sipas tij ish-studenti kishte sapo kishte dalë nga Burgu i Patrës dhe ishte deportuar për në Shqipëri pasi ishte kthyer në grabitës vilash në shtetin fqinj, ndërsa shkroi se ishte arrestuar pas 6 muajsh të suksesshëm duke përdorur metodat si maskimi i profileve papilare dhe lyerja e gishtave me ngjitës ‘attack’ për shkak të një pakujdesie në shitjen e orendive të vjedhura.
“Profesor ti më ke përgatitur për jurist, por unë leksionet e tua i shfrytëzova për të qenë hajdut i suksesshem në Greqi. Këtë më tha dje një ish studenti im, i cili sapo kishte dalë nga Burgu i Patrës dhe ishte deportuar për në Shqipëri. Fillova me tre të tjerë të grabitja vila tha. Nuk vishja dorashka ngaqë na kishe thënë se ato kur i heq mbajnë ende profile gjurmësh. Ndaj përdora një metodë tjetër. Lyeja gishtat me ngjitës “attack” dhe maskoja profilet papilare. I habita ca kohë ata policisë greke, sepse në kamera më shikonin pa dorashka, por në vendngjarje nuk gjenin asnjë gjurmë. U arrestuan mbas 6 muajsh. U zbuluam nga një pakujdesi në shitjen e orendive të vjedhura. Vuajta dënimin dhe tani jam në Tiranë. Për disa çaste më ngjau vetja bashkëfajtor, ula kokën e përshëndeta dhe u largova”, shkroi ai.
/Abcnews.al/