Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në burgun famëkeq Evin në Teheran. Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit mbahen shumica e të burgosurve politikë dhe shumë protestues.
Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran konfirmoi se ka marrë raporte se ka pasur një “përplasje me armë” në burgun Evin të shtunën mbrëma që po vazhdonte në orën 22:00 me orën lokale.
نیروهای یگان ویژه به سمت زندان اوین میروند.
۲۳ مهر ۱۴۰۱#مهسا_امینی pic.twitter.com/LlyN4Z6xac— +۱۵۰۰تصویر (@1500tasvir) October 15, 2022
Grupi i monitorimit të të drejtave të njeriut tha se të shtënat me armë u dëgjuan fillimisht në Repartin 7 të burgut, ku strehoheshin të burgosurit e dënuar për krime financiare dhe më pas konfrontimi u përhap në pjesë të tjera të burgut.
Forcat speciale të policisë kundër trazirave shkuan në Evin rreth orës 22:00 me orën lokale.
زندان اوین در آتش؛ ۲۳ مهر ۱۴۰۱#مهسا_امینی pic.twitter.com/JYbmdDmPiG
— +۱۵۰۰تصویر (@1500tasvir) October 15, 2022
Agjencia Fars e lidhur me Gardën Revolucionare konfirmoi pas orës 22:00 me orën lokale se në burg u krijua një situatë kaotike nga ata që u cilësuan si “kriminelët e zakonshëm” që janë përplasur me rojet dhe i vunë flakën depos së rrobave të burgut.
Sipas Fars se rendi është rivendosur dhe zjarrfikësit po shuajnë flakët. Megjithatë, dëshmitarët okularë vazhdojnë të raportojnë për shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri në kompleks. /abcnews.al/