Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje me “Skype” me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit, Endri Xhafo, ka komentuar deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama në Strasburg dhe reagimin e anëtarëve të KiE-së.
E pyetur nga moderatori Xhafo se përse gjithë ajo ndjeshmëri nga ana e anëtarëve të KiE-së në fjalimin e Ramës, Zykaj tha se për Europianët është e papranueshme që të mosrespketohen institucionet e pavarura, për më tepër kur Gjykata e Hagës nuk është shprehur ende për çështjen që ngriti kryeministri i Shqipërisë.
E pyetur gjithashtu nga Xhafo se a rrezikon Shqipëria rrugëtimin në BE nëse kryeministri Rama vendos që të kalojë amnistinë fiskale apo pasaportat e arta gjë që është kundërshtuar nga Bashkimi Europian, Zykaj tha se rrezikon shumë.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: A mund të na shpjegosh pak me sa e njeh ti Strasburgun, se çfarë ndodhi me kryeministrin, pse ishin kaq të ndjeshëm anëtarët e KiE gjatë fjalës së Ramës?
Zykaj: Ka të bëjë me dy gjëra, me thelbin dhe kontekstin. Nga ajo që kam mundur të mësoj bëhet fjalë për një qëndrim për mosrespektimin e kryeministrit të Shqipërisë për ndarjen e pushteteve. Ndjeshmëria e tyre ishte kur kryeministri komenton çështjet e Gjykatës, një proces që nuk ka përfunduar, në parimin europian një proces që nuk ka përfunduar nuk komentohet. Në parimin Europian një Gjykatë përfaqëson pavarësinë e gjyqësorit e cila është e shenjtë,. Gjyqësori ka fjalën e tyre. Ju keni të drejtë ndërsa e komentoni si fjalim të mirë politik, por kjo nuk është përçuar aspak kështu për respektimin e ndarjes së pushteteve, për punën e gjyqësorit. E dyta ka të bëjë me kontekstin, ku u mbajt ky fjalim? U mbajt në KiE, në vendin ku është bërë konventa e njeriut.
Xhafo: Në ceremoninë e progres raportit ambasadorja e BE tha se BE është kundër amnistisë fiskale por edhe pasaportave të arta. Çfarë ndodh a mund të negociohen negociatat e Shqipërisë me BE nëse Rama i del kundër?
Zykaj: Po mund të cënohen, pasi kemi të bëjmë me disa masa shqetësuese të BE që shkojnë kundër luftës së korrupsionit. Qoftë amnistia fiskale, qoftë vizat e arta shkojnë në kah të kundërt, nxisin korrupsion, krim të organizuar, terrorizëm, ky është shqetësimi. Shqipëria ka një demokraci të brishtë, shumë probleme, krimi, korrupsioni, pritet e kundërta dhe jo nismat e qeverisë shqiptarë që e bëjnë BE-në të shqetësohet në mënyrë të vazhdueshme, prandaj thonë do marrim masa. Çfarë ndodh me Serbinë? Nuk ju mbyllim negociatat por pa vendosur sanksionet nuk ju japim vizën për të vazhduar përpara.
/Taulant Halili/Abcnews.al/