Beteja për Tiranën, kush do të përballet me Veliajn? Nazarko: Duhen figura të reja në moshë, me formim perëndimor

schedule21:34 - 14 Tetor, 2022

schedule 21:34 - 14 Tetor, 2022

Beteja për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë nga më “përvëlueset” për zgjedhjet lokale, me opozitën që pritet të konfirmojë kandidatin e saj përballë Erion veliajt që kërkon një mandat të tretë.

Belind Këlliçi është një nga emrat më të përfolur për të dalë në ballë të opozitës në garën e Tiranës, por ende nuk është konfirmuar.

I ftuar në emisionin “Log.”, Këlliçi tha se nuk është kandidat, teksa u ndal edhe tek problemet që e kanë penalizuar opozitën në zgjedhjet e kaluara.

Ndërkohë, për analistin Mentor Nazarko PD duhet të dalë përballë Veliajt me një figurë të re në moshë dhe me formim perëndimor, dhe një ndër këta është edhe Këlliçi.

Debati në studio:

Këlliçi: Kam përshtypjen që kjo është çështja me e fundit në këtë përballje. Kush do të lërë mandatin, nëse një deputet do të jetë në garë. Sigurisht beteja e Tiranës i jep tonin të gjithë zgjedhjeve lokale. Dhe nuk është problem i diskutimit të lënies së mandatit, problem është a do t’u japim qytetarëve një proces primaresh model. Çështja e mandatit, pa diskutim kushdo që do futet në garë, do të lërë mandatin.

Nazarko: Në gjykimin tim, figura që janë të reja në moshë, kanë formim perëndimor, ta zëmë Belindi, do ta quaj një figurë shumë interesante. Unë jam kundër prodhimit të figurës alternative për Tiranën 3 muaj para zgjedhjeve. Kush do kandidojë do duhet të ishte përgatitur për opinionin. Duhet konsideruar beteja e Tiranës, prej këtyre zgjedhjeve mund të fillojë rikthimi i opozitës në institucione, kjo nuk mund të lihet për në momentin e fundit. Kjo mungesë përgatitje e penalizon opozitën përballë një njeriu të konsoliduar si Erion Veliaj.

Këlliçi: Një nga gabimet më të mëdha të PD ka qenë fakti që ne kandidatët i kemi nxjerrë në limitet e kohës. Prandaj do t’i përfundojmë primaret brenda muajit nëntor, për ti lënë kohë 6 muaj për të bërë fushatë. Këtë herë do të kenë të gjithë kandidatët, të paktën 6 muaj kohë për të shpalosur programin e tyre, për të bërë një fushatë. Kjo sfidë për opozitën është për jetë a vdekje, është jetike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!