Kjo është foto e ditëlindjes që i trishtoi të gjithë

schedule20:59 - 14 Tetor, 2022

schedule 20:59 - 14 Tetor, 2022

Nën foton e tortës luksoze të ditëlindjes fshiheshin fjalë zemërthyese. Në vend që të bënin fotografi, të qeshnin dhe të buzëqeshnin të ftuarit, pasoi një situatë e pakëndshme.

“Nga 16 fëmijë, 13 kanë konfirmuar ditëlindjen. Vetëm tre prej tyre erdhën. Askush nuk kërkoi falje. Nuk mund ta përshkruaj trishtimin e një fëmije. E si munden fëmijët këtu të bëjnë miq, ta duan dhe respektojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar nëna krahas fotos së tortës së vajzës së saj.

Ndërkohë, në komente, shumë prindër shprehën keqardhje dhe përmendën situatat e tyre të ngjashme ose më të këqija.

“Fëmija im në ditëlindjen e një shoku, ra nga 4 metra urë në kënd lojërash, theu femurin, 22 ditë qendroi në spital”, ishte komenti i një nëne tjetër. Edhe kështu vijuan edhe të tjerët./abcnews.al