Pedagogët e universiteteve publike në vend nuk tërhiqen.
Ata do të bojkotojnë pjesërisht nisjen e vitit të ri akademik. Pas prezantimit të studentëve të rinj për rreth dy orë pedagogët do të protestojnë para fakulteteve të tyre.
Reagimin nuk do ta ndalin derisa qeveria tu zgjidhë kërkesat e tyre.
Pedagogët theksojnë se qeveria ka akorduar minimumin për buxhetin në arsim, teksa kërkojnë dyfishim të buxhetit për arsim.
“Hapim këtë protestë me shprehjen të Fan Nolit, çdo vend çlirohet me përpjekjet e veta. Edhe përpjekja jonë sa vjen bëhet më e fortë. Qeveria në sektorin e arsimit ka bëtë shkurtime mbi 1.6 mld lekë. Pra nga buxheti fillestar i parashikimet. Shpenzimet kanë pësuar shkurtim. Fondet për arsimin bazë dhe të mesëm janë reduktuar. Jemi vendi i fundit në Evropë për pagën e pedagogët, më poshtë se Bosnje Hercegovina. Kjo gjendje flet vetë pse rinia ikën nga Shqipëria. Të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që çdo ditë po i bashkohen kërkesat e studentëve. Kjo është protesta juaj dhe e shoqërisë shqiptare”, than ë nisje të protestës pedagogu Ardian Isufi.
Ndryshe nga dy protestat e shkuara këtë herë në formën e një forumi pranë Universitetetit të Arteve pedagogët sollën arguementet e tyre për rreth një orë e gjysmë.
Në mbështetje të pedagogëve në protestë dolën dhe studentët.
Javën e shkuar qeveria vendosi tu rrisë pagat pedagogëve me 7% nga buxheti i shtetit ndërsa këta të fundit thonë se rritja nuk mbulon as inflacionin. Sa i përket shtesës prej 8% që sipas ministres së Arsimit do të lëvrohet nga fondet e universiteteve pedagogët mendojnë se tarifat e studentëve duhet tu kthehen atyre përmes shërbimeve dhe jo të shkojnë për paga.
Disa nga kërkesat e pedagogëve:
Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
Rritja e financimit për kërkimin shkencor
Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.
Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. /abcnews.al/
/abcnews.al/