Mediet greke kanë publikuar detaje të reja tronditëse në lidhje me përdhunimin e 12-vjeçares në Greqi, e cila është abuzuar seksualisht për dy vite me radhë nga 53-vjeçari Ilias Mihos.
Gjithashtu 53-vjeçari e shfrytëzonte të miturën për prostitucion, pasi kishte krijuar një aplikacion për të gjetur klientë të interesuar për 12-vjeçaren.
Sipas policisë mbi 200 persona rezultojnë të kenë treguar interes ë kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën, ndërsa rreth 15 të tjerë kanë bërë realitet dëshirat e tyre të shfrenuara me të miturën.
Lexo edhe: Përdhunoi të miturën nën kërcënimin e armës, 53-vjeçari ngarkoi foto në internet për “klientët
Sakaq të dyshimta janë lëvizjet e nënës së 12-vjeçares, e cila është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni të përdhunimit të të bijës, dhe se e ka fshehur nga policia, pasi sipas informacioneve të fundit, ajo “mbyllte “ në këmbim të parave nga Ilias Mihos dhe bashkëshortja e tij.
Dyshimet shtohen edhe më shumë, pasi fqinjët e familjes së 12-vjeçares kanë dëshmuar se kohët e fundit kanë parë të miturën të shoqëruar nga e ëma duke takuar burra të panjohur.
Protothema.gr raporton se ndonëse 37-vjeçarja ka qenë në dijeni të mesazheve në telefonin e të bijës dhe se nuk ka shkuar të denoncojë në Polici.
Në fakt ajo u detyrua të denoncoje rastin në Policia kur tezja e vajzës zbuloi mesazhet dhe fotot e 12-vjeçares në internet./abcnews.al/