Shi dhe ulje temperaturash, pasditja sjellë surpriza! Si parashikohet moti nesër

schedule23:42 - 13 Tetor, 2022

schedule 23:42 - 13 Tetor, 2022

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu, ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve.

Pritet që reshjet të jenë më të fokusuara në zonat Jugore dhe Qendrore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!