Moska dhe Kievi kanë bërë me dije se kanë shkëmbyer nga 20 ushtarë secila në shkëmbimin e fundit të të burgosurve.
“Një tjetër shkëmbim i të burgosurve, një tjetër moment gëzimi”, tha ndihmësi i presidentit ukrainas Andriy Yermak në Telegram.
“Kemi arritur të lirojmë 20 persona.”
“Ata janë 14 ushtarë të ushtrisë së Ukrainës, katër anëtarë të mbrojtjes territoriale, një anëtar i gardës kombëtare dhe një anëtar i marinës së Ukrainës”, tha Yermak.
Kishte gjithashtu njerëz që rusët i mbajtën në burgun Olenivka dhe në zonat e pushtuara përkohësisht të rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson, shtoi ai. /abcnews.al