Kush janë VIP-at që marrin pjesë në “Doktor Plastik”

schedule14:08 - 13 Tetor, 2022

schedule 14:08 - 13 Tetor, 2022

Një tjetër personazh VIP është publikuar në Instagramin e “Doktor Plastik” ku njoftohet se një tjetër personazh i shtohet kastës së personazheve të edicionit special. Nga kontakti që ABC ka pasur me autoren e emisionit janë zbuluar disa nga fushat prej të cilëve janë përzgjedhur personazhet e Doktor Plastik edicioni VIP.

Autorja e emisionit Elda Laze konfirmon që çdo personazh përfaqëson një publik të veçantë: do të ketë emra big dhe artistë të mëdhenj si këngëtare, moderatore, aktore por dhe vajza të showbizz-it si modele, show girl dhe pjesëmarrëse në reality show me natyrë rozë.

Në këtë reality show mbi kirurgjinë estetike nuk do të mungojnë dhe ndërhyrjet dhe transformime nga më ekstreme të realizuara në Spitalin Amerikan nga kirurgia më e famshme në Shqipëri, Rezarta Kapaj. Presim vetëm njoftimet se kur do të transmetohet një nga emisionet më të veçantë dhe të bukur të televizioneve shqiptare.

Për më shumë ndiqni Doktor Plastik në Instagram