“Corriere dello Sport” flet për pozicionin e marrë nga presidenti i Juventusit, Agnelli pas rrëzimit të Champions kundër Macabi Haifa dhe shpjegon sesi numri një i Juves u kërkoi të gjithë lojtarëve të merrnin përgjegjësitë e tyre pavarësisht gabimeve të trajnerit Allegri, besimi i të cilit u konfirmua publikisht por edhe privatësisht.
“Nuk mund të jetë faji i trajnerit nëse ekipi nuk mund të fitojë një ndërhyrje”, u shpreh presidenti.
Të gjithë lojtarët thuhet se do të vihen në vëzhgim dhe nuk mund të përjashtohen vendime drastike. Paga dhe kontrata nuk do të jetë mburojë për askënd./h.ll/abcnews.al