Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Mësuesja ishte ideali im”, historia e matematicienes nga Elbasani që sot është shkencëtare në SHBA

schedule08:15 - 13 Tetor, 2022

schedule 08:15 - 13 Tetor, 2022

Matematikanja Fioralba Cakoni është ndër gratë e rralla shqiptare që ka arritur të krijojë karrierë shumë të suksesshme në një profesion historikisht të dominuar nga burrat. Ajo ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës për të ndjekur më pas doktoraturën dhe post doktoraturën jashtë vendit.

Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Fioralba tregoi se pasioni për matematikën kishte lindur që kur ishte në gjimnaz dhe se mësuesja e saj e kishte mbështetur shumë. Pasi mbylli studimet për matematikë, ajo u bë pedagoge aty ku kishte marrë dijet, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.



Më pas, siç rrëfeu ajo, nisi doktoraturën në Greqi dhe post doktoraturën në Gjermani. Kjo ëndërr e çoi në Amerikë, ku është dhe sot, ku punon si shkencëtare dhe pedagoge e vlerësuar. Që prej vitit 2015, ajo është anëtare e departamentit të matematikës në Rutgers University, SHBA.

“Pasioni ka qenë që në gjimnmaz. Pata një mësuese të jashtëzakonshme, e cila më frymëzoi dhe doja ta ndiqja si ideal. Që në shkollë të mesme e dija se do të vazhdoja matematikë. Rruga ime këtu ku jam është pak ndryshe, fillova studimet në universitet në matematikë në fakultetin e shkencave të natyrës.

Megjithë kufizimet e atij sistemi, patëm fatin të merrnim një edukim shumë rigoroz. Pasi mbarova studimet, u futa pedagoge dhe aty filloi. Mu krijuan mundësi për studime në universitete të ndryshme. Mu dha një burse dhe nisa të punoja me doktoraturën me një profesor në Universitetin e Patras në Greqi.

Gjatë kësaj kohe, vazhdova doktoraturën duke e ndarë kohën midis qëndrimit në Shqipëri dhe Greqi. Pas doktoraturës, mu dha mundësia të bëja post doktoraturën në Gjermani.”, tha ajo.  Së fundmi, ajo është bërë anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!