Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

DETAJET/ Doli nga makina dhe e qëlluan, si ndodhi plagosja me armë në Vlorë

schedule20:03 - 12 Tetor, 2022

schedule 20:03 - 12 Tetor, 2022

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llakatund, Vlorë.  Mësohet se me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës ka mbërritur 19-vjeçari Sebastian Jallaj.

Paraprakisht mësohet së bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes dy të rinjve. 19-vjeçari Jallaj ka ardhur në Llakatund me një automjet tip “Benz” dhe sapo ka dalë nga makina ka nisur të konfliktohet me autorin.



Më pas, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Jallajn në këmbë dhe më pas është larguar. Mendohet se bëhet fjalë për një bashkëmoshatar të të plagosurit ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur për arsye banale.

Ndërkohë, krimet e rënda në zonë po kontrollojnë zonën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!