Kastirot Selita para KPK, rezulton i pastër në të tre kriteret

schedule15:10 - 13 Qershor, 2019

schedule 15:10 - 13 Qershor, 2019

Drejtuesi i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Kastriot Selita doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku u rivlerësua në të tre kriteret, pasuri, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Selita ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në situatën e konflikt të interesi.

Drejtuesi i Gjykatës së Apelit Administrativ ka një sërë pasurish të patundshme të cilat sipas hetimit të KPK rezultojnë se i ka të krijuara nja burime të ligjshme. Kastriot Selita ka marrë një vlerësim pozitivë për aftësitë profesionale. Pranë KPK kanë mbërritur 17 denoncime në total, nga të cilat janë vlerësuar 6.

Denoncim nga një grup gjyqtarësh të Apelit Administrativ, ku pretendohej se në çështjen e vitit 2016 të B. V. dhe Presidentit të Republikës kishte një komplikim juridik. Trupi gjykues ku bënte pjesë dhe Selita ka luajtur rol aktiv mbi urdhërimin e KLP-së. Propozimit i ishte dhënë përgjigje nga Presidenti përmes heshtjes. Sipas subjektit vendimi nuk ka detyruar KLP-në për vendime ekstra ligjore. DSIK në raport ka konstatuar përshtatshmëri të Selitës për vijimin e detyrës./ABC News Albania 24/7