Një 19-vjeçar ka ndërruar jetë në gjumë.
I riu është gjetur i pajetë nga nëna e tij në krevat, pasi kjo e fundit kishte shkuar për të zgjuar të birin.
Sipas medieve lokale 19-vjeçari është dërguar pasditen e djeshme në spitalin e Amaliadës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, e cila sipas informacioneve të para ka ndodhur gjatë mbrëmjes.
Asgjë nuk e paralajmëroi tragjedinë, shkruan protothema.gr.
I riu fatkeq kishte dalë dje me shokët për kalçeto dhe më pas ishte kthyer në shtëpi./abcnews.al/


