Babë e bir, Kenado dhe Liri Shira (17 dhe 44 vjeç) janë vrarë në qendër të Klosit pas të shtënave me armë rreth orës 14:00 të ditës së sotme.
Autori i dyshuar i ngjarjes është Fiqri Mjeshtri.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën e mitur të mbuluar me batanije në trotuar.
Gjithashtu raportohet edhe për dy persona të plagosur.
Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta e kësaj tragjedie. /Abcnews.al/