Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se mund të furnizojë Europën me nga një pjesë e paprekur e gazsjellësit Nord Stream 2 por ky vendim i takon Bashkimit Europian nëse do të dojë të furnizohet nga Rusia, shkruan skynews.
Rikujtojmë se BE-ja i ka cilësuar rrjedhjet në dy tubacionet, një akt sabotimi duke akuzuar kështu Rusinë.
Putin ndërkohë ka akuzuar shërbimet speciale të Ukrainës për shpërthimet në urën e Krimesë.
Ndërkohë, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha se kishte arrestuar pesë rusë dhe tre shtetas të Ukrainës për shpërthimin në urë, të cilin Putin e ka quajtur një akt terrorizmi.
/abcnews.al