Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediet ditën e sotme theksoi se efektivët nuk janë nën presionin e askujt pas sulmeve kibernetike dhe emrave të ekspozuar.
Ai deklaroi se disponojnë 100% informacionin dhe asgjë nuk është ekspozuar.
Rrumbullaku: Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit. Ne e disponojmë 100% informacionin tonë, asgjë nuk është e ekspozuar pavarësisht deklaratave. Punonjësit e policisë vijojnë të kryejnë funksionet përkatëse. Duhet të keni informacionin për sistemin Deep Sea është motor kërkimi. Nuk ka database nuk ka të dhëna. Nuk kemi asgjë të ekspozuar, megjithatë ekspertiza do e tregojë. S’kemi frikë nga askush. Punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush. Po kryejnë detyrën e tyre.
I pyetur për çështjen e Ervis Martinajt, ai deklaroi se struktura të veçanta po ndjekin rastin.
Rrumbullaku: Kemi struktura të veçanta që po ndjekin rastin, na ka deleguar prokurori detyrat është një hetim miks. S’kam për të deklaruar asgjë më tepër.
/Abcnews.al/