Paris Hilton ka folur së fundmi për një moment të trishtë të jetës së saj. Personaliteti televiziv, 41 vjeç, kohët e fundit dha një intervistë për Neë York Times, ku mes të tjerash folir për abuzimin seksual që pësoi vite më parë në një shkollë me konvikt në Utah.
Në vitin 2020, aktorja-prezantuesja amerikane u shfaq për herë të parë si e mbijetuar e abuzimit fizik, mendor dhe emocional, por pa u futur në detaje rreth tij. Tani, ajo ka ndarë publikisht detaje rreth abuzimit seksual që pësoi gjatë kohës së saj në shkollën kur ishte adoleshente.
Duke folur për New York Times, 41-vjeçarja pohoi se një anëtar i personelit mashkull i bëri asaj “ekzaminime gjinekologjike” gjatë natës. “Shumë vonë natën, do të kishte qenë rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit, më morën mua dhe vajzat e tjera në një dhomë dhe na bënë një ekzaminim ‘mjekësor’.
Por nuk kishte as mjek”, tha ajo në një intervistë. “Ishin dy anëtarë të ndryshëm të stafit që na bënin të shtriheshim në tavolinë. Nuk e di se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishin mjekë dhe ishte vërtet e frikshme. Është diçka që e kisha bllokuar me të vërtetë për shumë vite, por vazhdon të kthehet.
Mendoj edhe tani që shikoj prapa si e rritur, se ky ishte padyshim abuzim seksual.“, tha ajo. Paris Hilton dha detaje të tjera në një seri postimesh në Twitter që ajo postoi më pas. “Kam folur hapur në një video të @NYTimes për diçka që nuk e kam diskutuar kurrë më parë.
Në konvikt, anëtarët e stafit më zgjonin në mes të natës dhe më çonin në një dhomë private, duke më bërë një ‘provim gjinekologjik’. Pas mungesës së gjumit dhe mjekimeve të rënda, nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. U detyrova të shtrihesha në një tavolinë dhe të bëja një ‘ekzaminim gjinekologjik’.
Po qaja teksa më mbanin dhe më thanë: “Jo! Hesht. Hesht. Mos fol ose do të shkoni në izolim. Ishte një përvojë e përsëritur, jo vetëm për mua, por edhe për të mbijetuarit e tjerë. Më përdhunuan dhe po qaj ndërsa shkruaj këtë, sepse askush, veçanërisht një fëmijë, nuk duhet të abuzohet seksualisht.
Më vodhën fëmijërinë dhe më vret fakti që kjo po u ndodh akoma fëmijëve të tjerë të pafajshëm”, tha Hilton. /abcnews.al