27-vjeçari heq dorë nga marrëdhëniet seksuale, rezulton alergjik ndaj orgazmës

schedule19:25 - 11 Tetor, 2022

schedule 19:25 - 11 Tetor, 2022

Një 27-vjeçar u detyrua të hiqte dorë nga raportet seksuale sepse ishte alergjik ndaj orgazmës së tij. Ai vuante simptoma të ngjashme me gripin.

Edhe pse një gjendje e çuditshme, ky rast nuk është i vetëm. Deri më tani, ekspertët kanë zbuluar rreth 60 raste të meshkujve me atë që është etiketuar si sindroma e sëmundjes post-orgazëm (POIS). Shkencëtarët mendojnë se është një përgjigje alergjike ose autoimune ndaj spermës së tyre, që është shkaku i vuajtjes së meshkujve.

Sipas Dailymail, ata mund të durojnë ethe, kollë, teshtitje, dobësi të muskujve, si dhe probleme me të folurit, përqendrimin dhe kujtesën e tyre. Problemet mund të vazhdojnë për dy ditë deri në një javë, pasi të kenë ejakuluar, thonë mjekët.

Por, pasi kaq pak njerëz janë të vetëdijshëm për gjendjen, mund të ketë shumë më tepër njerëz që jetojnë me të, tha studiuesi Andreë Shanholtzer. “Shumë ekspertë shëndetësorë nuk dinë për këtë, ndërsa qytetarët e thjeshtë jo e jo”, tha Shanholtzer, nga Shkolla e Mjekësisë William Beaumont e Universitetit të Oakland në SHBA.

Më tej, Shanholtzer u shpreh se problemi mund të fillojë pasi një infeksion ose dëmtim i testikujve çon në rrjedhjen e sasive mikroskopike të spermës në qarkullimin e gjakut, ndaj të cilit trupi më pas përgjigjet. Normalisht, sperma ka një membranë që e ndan atë nga pjesa tjetër e trupit, por nëse kjo dëmtohet, trupi mund të kthehet në vetvete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!