Universiteti “Western Balkans”, institucioni më i ri i arsimit të lartë në Tiranë, ka regjistruar brezin e parë të studentëve dhe ka përgatitur një infrastrukturë moderne për t’i mirëpritur.
E mërkura është dita e fundit e raundit të dytë të regjistrimeve në shkollat e larta, por maturantët do të kenë edhe dy raunde të tjera në dispozicion për t’u regjistruar në universitet.
Dekania e Fakultetit të Ekonomisë Teknologjisë dhe Inovacionit Albana Halili i fton të bëhen pjesë e “Western Balkans University” ndërsa rendit disa prej risive të tij.
Në Universitetin “Western Balkans” mësimdhënia integrohet me praktikën profesionale. Për herë të parë studentët do të aftësohen për tregun e punës duke punuar në spitale dhe njëkohësisht do të paguhen për kontributin e tyre.
Universiteti “Western Balkans” do të ofrojë programe të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të studimit në fushën e mjekësisë, teknologjisë dhe inovacionit. /abcnews.al