Kryeministri hungarez Viktor Orbán hapi një llogari në Twitter vetëm të hënën e kaluar dhe duket se po mëson ende si ta përdorë.
“Luftëtar i lirisë, bashkëshorti, babai, gjyshi, kryeministër i Hungarisë”, shkruhet në mbishkrimin poshtë emrit të tij.
Let’s make some noise! From now on you can also follow me on Twitter.
Busy day ahead in Berlin with @Bundeskanzler. Stay tuned! pic.twitter.com/bFc3Im9cBZ
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) October 10, 2022
“Le të bëjmë pak zhurmë! Tani e tutje mund të më ndiqni edhe në Twitter”, tha kryeministri hungarez 59-vjeçar në postimin e tij të parë.
Megjithatë, pak orë më vonë, ai u kthye me një postim të ri në Twitter, ku pyeste se “ku është miku i tij i mirë Donald Trump?”, madje përdori një GIF të John Travolta-s nga Pulp Fiction, për të rënë më shumë në sy.
After my first day on Twitter, there’s one question on my mind. Where is my good friend, @realDonaldTrump? pic.twitter.com/vCzWfAy2sh
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) October 11, 2022
Llogaria e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Tëitter u mbyll vitin e kaluar, pas incidenteve të përgjakshme në Kapitolin e SHBA-së që akuzohet se i ka inkurajuar vetë ish-presidenti. /abcnews.al