Rusia shpall Meta-n organizatë terroriste

schedule15:26 - 11 Tetor, 2022

schedule 15:26 - 11 Tetor, 2022

hërbimi Federal i Monitorimit Financiar Rus ka shtuar kompaninë amerikane të teknologjisë shumëkombëshe Meta në regjistrin e saj të organizatave të përfshira në terrorizëm dhe ekstremizëm.

Kompania mëmë e Facebook dhe Instagram është ndaluar në Rusi, shkruan CNN.

Ky ndalim tani kërkon që bankat të ngrijnë fondet për kompanitë në atë listë dhe të pezullojnë shërbimet në llogaritë e tyre.

Më 21 mars, Gjykata e Qarkut Tverskoy e Moskës e njohu Metën si një organizatë ekstremiste, duke pretenduar se menaxhmenti i Metës lejoi përdoruesit nga Ukraina të bënin thirrje për dhunë kundër ushtrisë ruse.

Gjykata e hodhi poshtë ankesën e kompanisë amerikane. Vendimi i gjykatës së marsit nuk zbatohej për aplikacionin ËhatsApp, gjithashtu në pronësi të Metës, pasi nuk shpërndan publikisht informacion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!