Turqia bën thirrje për armëpushim, përpara takimit Putin-Erdogan

schedule15:10 - 11 Tetor, 2022

schedule 15:10 - 11 Tetor, 2022

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu, ka bërë thirrje për vendosjen e një armëpushimi në Ukrainë vetëm disa ditë përpara takimit midis Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit Vladimir Putin, shkruan The Guardian.

“Fatkeqësisht të dyja palët janë larguar nga  rruga e diplomacisë” që nga bisedimet në mars midis negociatorëve rusë dhe ukrainas, tha Çavuşoglu në një intervistë televizive.

Situata është përkeqësuar dhe ndërlikuar ndërsa lufta vazhdon të zgjatet. Ai bëri thirrje për një “paqe të drejtë” të bazuar në integritetin territorial të Ukrainës, duke shtuar:

“Duhet të fillojë një proces që do të sigurojë kufirin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Pa vendosjen e një armëpushimi, nuk mund të diskutohen këto çeshtje të rëndësishme.

Erdogan dhe Putin pritet të takohen të enjten në kryeqytetin e Kazakistanit Astana për të diskutuar rreth Ukrainës dhe marrëdhëniet dypalëshe.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!