Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se takimi i udhëheqësve të G7-të është shumë i qartë dhe parashikueshëm, shkruan skynews.
Anëtarët e G7-ës konfirmuan ditën e djeshme se do të mbajnë një samit për të diskutuar situatën në Ukrainë, së bashku me presidentin ukrainas Zelensky.
Sipas informacioneve, takimi virtual midis lidërve ka nisur rreth mesditës.
“Qëllimi i këtij samite është shumë i qartë dhe i parashikueshëm. Konfrontimi do të vazhdojë”, tha Peskov.
Ai tha gjithashtu se premtimet e SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore do të krijojnë vetëm konflikt dhe më shumë dhimbje për Ukrainën.
Ditën e djeshme, Joe Biden u zotua t’i sigurojë Ukrainës sisteme të avancuara ajrore pas sulmeve me raketa ruse.
Peskov tha se këto dërgesa nuk do të ndryshonin qëllimet e operacionit special ushtarak në Ukrainë.
/abcnews.al