Si lufta në Ukrainë ka rindërtuar Europën?

schedule11:45 - 11 Tetor, 2022

schedule 11:45 - 11 Tetor, 2022

 The Washington Post

Për Europën, lufta në Ukrainë ka disa aspekte pozitive, pasi patriotët e guximshëm ukrainas i kanë rezistuar pushtimit brutal dhe kanë rikthyer besimin në vlerat e demokracisë dhe mbrojtjen e përbashkët.

Ndërsa trupat ukrainase morën në kontroll disa rajone gjatë javës, liderët europianë  u mblodhën në një konferencë në  atë që shumë e përshkruan si një triumf të afërt ukrainas mbi presidentin rus Vladimir Putin dhe sistemin e paligjshëm, autokratik që ai përfaqëson.

Fitorja është emocionuese, por e parakohshme. Muaj luftimesh të përgjakshme ndoshta janë përpara, me rrezikun në rritje që Rusia mund të përdorë armë taktike bërthamore në një përpjekje për të shmangur humbjen, raporton abcnews.al.

Por politikanët nga e gjithë Europa dukeshin aq të galvanizuar nga suksesi i fundit i Ukrainës në fushën e betejës, saqë shumë hodhën poshtë rreziqet e përshkallëzimit rus dhe atë që mund të ishte një dimër i ftohtë për një Europë që vuan nga reduktimet e energjisë.

Ne e kemi analizuar luftën në Ukrainë në aspektin ushtarak, por ajo po shënon gjithashtu një ndryshim të jashtëzakonshëm kulturor për Europën.

Ishte pikërisht dy dekada më parë, mes mosmarrëveshjeve të hidhura mbi luftën e Irakut, kur Robert Kagan shkroi se dallimet në lidhje me përdorimin e forcës ishin bërë aq të mprehta sa amerikanët dukeshin se ishin nga Marsi dhe europianët nga Venusi.

Vetëm tre vite më parë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se NATO ishte vjetëruar. Lufta në Ukrainë ka përmbysur kryesisht fobinë e Europës për dobinë e fuqisë ushtarake  dhe vlerën e një aleance të fortë me Shtetet e Bashkuara.

Sigurisht, europianët po mbështesin Ukrainën. Por kjo ka shënuar një ndryshim të madh, jo vetëm sepse të rinjtë europianë  kanë shumë pak kujtime nga Lufta e Ftohtë, por janë  zmbrapsur nga brutaliteti i regjimit autoritar të Putinit.

“Europa dhe SHBA janë më të bashkuara se kurrë,” tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock këtë javë në Forumin e Sigurisë në Varshavë.

Vetëm një vit më parë, Gjermania dukej se kishte vënë bast se kërkonte marrëdhënie të mira me Moskën dhe furnizim të qëndrueshëm të energjisë ruse. Ai qëndrim dashamirës ndaj Rusisë është shkatërruar.

“Ajo që ne kemi parë tani është kthimi i Amerikës si faktor thelbësor në sigurinë europiane,” tha Norbert Rottgen, një politikan i shquar gjerman i qendrës së djathtë, i cili deri vitin e kaluar kryesoi komitetin e punëve të jashtme të parlamentit gjerman.

Mbledhja e Varshavës simbolizonte një realitet tjetër të Europës së re: qendra e gravitetit të NATO-s është zhvendosur në lindje, drejt Polonisë dhe shteteve baltike, të cilat janë armiq historikë të fuqisë ruse.

Presidenti polak Andrzej Duda tha në një mbledhje në Pallatin Belvedere të martën se qëndrimi sfidues i Ukrainës i kujtoi atij se si ushtria polake ndaloi zgjerimin e ushtrisë bolshevike ruse në perëndim në vitin 1919 dhe, sipas fjalëve të tij, ndryshoi historinë e Europës, raporton abcnews.al.

Këto ide të thella historike janë rindezur nga lufta në Ukrainë. Por është e qartë se, siç tha në konferencë Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky, “Europa Qendrore dhe Lindore kanë një lloj lidershipi” në luftën kundër Putinit.

Por në të njëjtën kohë, qendra gravitacionale e NATO-s është zhvendosur gjithashtu në veri, drejt Finlandës dhe Suedisë, dy kombe tradicionalisht neutrale, të cilat u tronditën aq shumë nga sulmi rus saqë aplikuan për t’u bashkuar me aleancën.

Hera e fundit që Suedia iu bashkua një aleance europiane ishte në kohën e Napoleonit, më shumë se 200 vite më parë. Tema më befasuese e këtij takimi ishte hedhja poshtë e kërcënimeve të Putinit për përdorimin e armëve bëthamore.

Luftërat nuk janë të lehta, por ndryshimet që solli konflikti i Ukrainës në Europë duken reale dhe ato mund të zgjasin për dekada.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!