Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas marrëveshjes me aleatët, Berisha mbledh në seli krerët e partive jashtëparlamentare

schedule17:31 - 10 Tetor, 2022

schedule 17:31 - 10 Tetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur në orën 17.00 në selinë blu një takim me krerët e partive jashtëparlamentare.

Pas marrëveshjes që bëri me partitë aleatë të PD-së, Berisha tashmë po bisedon me Kujtim Gjuzin, Nard Ndokën, Sali Shehun, Ekrem Spahinë, Adriatik Alimadhin, Kujtim Gjuzin dhe Kostaq Papën.

Lexo edhe: PD drejt bashkimit për “Lokalet 2023”? Bardhi: Me Palokën s’do ketë negociata, vetëm bisedë të hapur mes kolegëve



Kujtojmë se sot pas thirrjes së Berishës që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të pranverës, ajo pjesë e PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj mandatoi Gazment Bardhin për të bashkëpunuar me Edi Palokën drejt një oferte të përbashkët.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi bëri të ditur se me Palokën nuk do të negocionte por se vetëm do të bënte biseda të hapur mes kolegësh në interes të demokratëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!