Amnistia fiskale, Gupi: Nuk ka mekanizëm të qartë që të dallojë paratë “gri” nga ato të “zeza”

schedule13:35 - 10 Tetor, 2022

schedule 13:35 - 10 Tetor, 2022

Eksperti i ekonomisë dhe pedagogu Marsid Gupi u shpreh në studion e ABC Live që projekt-ligji për amnistinë fiskale, është hera e parë që kjo mazhorancë është në linjë të kundërt me ndërkombëtarët, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë në sintoni të plotë me njëri -tjetrin.

Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, eksperti i ekonomisë Gupi tha që ka disa arsye që kryeministri Rama do të legalizojë paratë e shqiptarëve që nuk janë të lidhura me krimin, duke besuar se kjo do të sjellë rivitalizim të ekonomisë, por nuk ka mekanizëm të qartë që të dokumentojë ndarjen e parave gri nga paratë e zeza.

Sipas tij, ‘vetë drejtoria e përgjithshme e tatimeve, nuk është e përgatitur për hetimin e burimeve për paratë dhe pasuritë, vetë drejtoria e tatimeve nuk ka ecur më ato standarde, dhe për të menaxhuar këto para dhe për të bërë hetimin e këtyre parave’.

Këto para do të mund ti shërbejë situatës së sotme, aktuale të ekonomisë, të rritjes së çmimeve, për tu bërë investime dhe për tu hapur vende pune si dhe të paguhen tatimet përkatëse të individëve që do të bëjnë aministi fiskale.

Projekt-ligji parashikon një tatim të posaçëm për 12 muaj apo një vit që shkon nga 5 përqind gjatë deklarimit të shumës për katër muajt e parë dhe 7 përqind gjatë 4 mujorit të dytë dhe 10 përqind gjatë 4 mujorit të tretë.

Për ekspertin e ekonomisë Gupi ‘Për momentin ligji nuk parashikon asnjë detyrim ligjor se cfarë do të bëjnë këto persona me këto para, ndërkohë që shteti mund të ndërhyje për sektorët ku mund të investohen këto para, pasi ky është roli i shtetit’./Abcnews.al/