Djali i Maradonës: Babi do të ishte krenar për këtë Napoli

schedule11:55 - 10 Tetor, 2022

schedule 11:55 - 10 Tetor, 2022

“Napoli është një ekip i fortë që impnon lojën dhe ritmin e tij pasi humbi kaq shumë lojtarë të rëndësishëm gjatë verës. Dhe ata po luajnë më mirë se vitin e kaluar.

Ky ekip mund të shkojë deri në fund. Babi do të ishte krenar për këta djem.”

Kështu Diego Armando Maradona Junior, djali i legjendës argjentinase, në margjinat e ceremonisë për dorëzimin e Çmimeve Scopigno dhe Pulici në Sallën e Nderit Coni, u shpreh i lumtur dhe i emopcionuar në lidhje me performancën e Napolit këtë sezon.

“Të mundësh Liverpoolin dhe Ajax me ato rezultate është diçka e pabesueshme. Lojtari më i mirë i këtij ekipi është Spalletti, një trajner që gjithmonë arrin të futet brenda kokës së lojtarit. Simboli i skuadrës është Simeone, i cili ka pritur gjithë verën për të ardhur te Napoli dhe pranon të qëndrojë në stol, por kur futet në fushë ai jep gjithçka”, ka shtuar ai./h.ll/abcnews.al