Marina Mbretërore sekuestron drogë me vlerë 15 milionë paund në Detin Arabik

schedule10:15 - 10 Tetor, 2022

schedule 10:15 - 10 Tetor, 2022

Marina Mbretërore ka sekuestruar drogë me vlerë më shumë se 15 milionë paund nga një varkë në Detin Arabik.

Qindra kilogramë metamfetaminë kristal u gjetën nga ekuipazhi i HMS Montrose në një operacion gjashtë orësh.

Kjo ishte bastisja e pestë e drogës nga fregata këtë vit.

Oficeri komandues i HMS Montrose tha se konfiskimi ishte një goditje e madhe për bandat kriminale dhe terroristët që përdorin drogë për të financuar aktivitetet e tyre, shkruan BBC. 

“Përçarja e organizatave terroriste, kriminelëve dhe linjave të tyre të financimit është çelësi për të mbajtur sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të botës,” tha komandanti Claire Thompson.

Një zëdhënës i Marinës tha se HMS Montrose dërgoi një helikopter për të gjurmuar lëvizjet e një varke të dyshuar përpara se specialistët Royal Marins nga 42 Commando ta kontrollonin.

Një kontroll fillestar gjeti disa pako drogë dhe ekipi i marinarëve në bord më pas gjeti një ndarje të fshehur pas një mbulesë të rreme në varkën e vogël.

Në total, kishte 870 kg metamfetaminë kristal në bord, për të cilën Agjencia Kombëtare e Krimit tha se kishte një vlerë me shumicë prej 15.5 milion £.

HMS Montrose, me qendër në Devonport, Plymouth, është vendosur në Lindjen e Mesme që nga viti 2019.

Ajo ka sekuestruar rreth 47 milionë paund drogë dhe dy dërgesa të paligjshme armësh deri më tani këtë vit.

/Abcnews.al/