Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për aspektet e mundshme negative të projektit të Superligës.
Ndeshjet e vazhdueshme mes top klubeve së shpejti do të pushojnë së qeni interesante. Do të lodhesha edhe unë. Tifozët e futbollit do ta konsideronin këtë të lodhshme. Është e mrekullueshme kur një klub i vogël arrin të mposhtë një kundërshtar të fuqishëm. Mos harroni Kampionatin Evropian që fitoi Greqia, është shumë i bukur. Ose kur Leicester fitoi Premier League një ngjarje unike. I tillë është futbolli, shkruan abcnews.al.
Unë jam duke menduar për Superligën, e cila do të jetë një Champions League e përmirësuar. Me formatin e ri, ky turne do të jetë më interesant.
Megjithatë, është e rëndësishme që të mbështesim edhe kampionatet kombëtare. /G.D abcnews.al/